Agro Shqiponja shpk

Agro Shqiponja është një kompani e cila merret me grumbullim,përpunim dhe kultivim te bimëve mjekësore aromatike dhe frutave të malit. Fillimisht kompania startoi në vitin 2008 si një biznes familjar duke grumbulluar disa lloje të bimëve dhe frutave te malit, ndërsa më vonë duke e përvetësuar këtë punë fillojë të rris gamën e produkteve si dhe të inkuadroj edhe fermerë të tjerë në kompani.

Çdo vitë e me shumë po rritej interesimi i fermereve qe të merrën me këtë punë dhe kompania çdoherë e më shumë po zgjerohej në shtimim e llojeve të BMA-ve (Bimëve Mjeksore Aromatike), PPJD-ve(Produktet pyjore jo drunjësore) si dhe disa lloje të kërpudhave.

Me përkrahjen e disa OJQ-ve infrastruktura e kompanisë u zhvillua me makineri modern për  tharje, përpunim dhe për deponim të produkteve.

Nga viti 2015 me përkahjen e IADK-së(Iniciativa për zhvillimin e agricultures në Kosovë),  për herë të parë kompania ASH filloj me kultivim të Rigonit të bardhë (Origanium heracleoticum) në sipërfaqe prej 0.20ha, ndërsa në vitin 2015 filloi edhe me kultivim të Mëllagës së zezë( Malva sylvestris), duke i shpërndarë fidanet për tu dalur në ndihmë 20 gra fermereve qe të kultivojnë këtë bimë. Në vitin 2017 kompania ASH në bashkpunim me Agro USAID përkahën 50 fermere në katër Komuna (Drenas, Malishevë, Suahrekë, Lipjan) që të kultivojnë BMA, me këtë rast kompania zgjeroi sipërfaqet e saj të kultivimit të bimëve si dhe zgjeroj listën e produkteve me 12 lloje tjera të BMA.

Në vitin 2018, kompania zgjeroi sipërfaqet e saj ne 12HA me BMA. Kompania ASH, partner bashkupunimi për shitjen e produkteve deri me tani ka  kompanite vendore ,synimi i komapnisë është që të eksportojë produktet e saj ne tregun e jashtëm.

Për herë të parë në vitin 2016 kompania u çertifikua nga trupa çertifikuese e Shqipërisë Albiinspekt per produkte organike, po ashtu nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës (MBZHR) është liçensuar po këtë vitë.