RECETAT E DIABETIT
Të dashurit e mi,
Po ju flas për pësimet e MËSIMET e mia, që DIABETI më detyroi t’i përdor në jetën praktike.
Këto mësime i kam marrë në klinikat serioze evropiane.
Në secilën prej tyre kam takuar mjekë me dije e përvojë kulmore, që kanë të njëjtin emër:
SPECIALISTË PËR EDUKIM TË DIABETIKËVE.
Diabeti është SËMUNDJE e rëndë, kur nuk di ta menaxhosh.
Diabeti është GJENDJE, kur di ta menaxhosh.
Diabeti është gjendje e ZONJËS dhe e ZOTËRISË, kur di ta zbatosh edukimin e specialistit të diabetit.
Diabeti është SHKOLLË me vlerë – kur di të bëhesh mjek i vetvetes.
Baza ku lind dhe ku menaxhohet diabeti është – NERVOZA.
Receta kryesore, universale, është USHQIMI I TRETSHËM, që prodhon FJALËN SHËRUESE.
Fjala shëruese e ngrit vibracionin e energjisë dhe e fuqizon IMUNITETIN. Shkenca e neurologjisë i bie vulë kësaj së vërtete.
Prandaj,
Ju lus… ju, Ministri e Shëndetësisë, ju, Ministri e Arsimit, ju, profesorë të universiteteve, të shkollave të mesme, të filloreve, sidomos ju, edukatore të çerdheve, ju, zyrtarë të lartë të policisë, ju, oficerë të ushtrisë, ju, pensionistë, ju, taksistë, që keni aq shumë kontakte me udhëtarë, pastaj ju, hoxhallarë, shehlerë, priftërinj… ju, nutricistë profesionalë, – të gjithëve po ju lus – të gjithëve, të gjithëve, të gjithëve – që të flisni për vlerat e USHQIMEVE TË TRETSHME.
Njëra prej mundësive më të lehta, më popullore, më të njohura – që i kam provuar unë – në përvojën time 20-vjeçare me diabetin – janë ÇAJRAT E NATYRSHME.
Këto çajra NDIHMOJNË tretshmërinë e ushqimeve.
Jo çajra të rritura buzë rrugëve e të kontaminuara me tym të automjeteve dhe të hedhurinave, jo çajra industriale me kimikate…
Por, çajra të rritura në lartësi, në bjeshkë – në tokë të shëndetshme – me dendësi të lartë të oksigjenit, me shtypje e me lagështi optimale të ajrit.
Ato çajra, që i përdor unë tash e 20 vjet, gjenden në Bjeshkët e Berishës – vend i piketuar nga ish-Jugosllavia për ngritjen e sanatoriumeve shëruese.
Këto mrekulli të tokës sonë, më të mirat në Evropë, gjenden në sasi të mjaftueshme në AGRO SHQIPONJË, në Tërpezë të Malishevës. Porositë bëhen në telefonin 044-403-715.
Për recetën tjetër, që e përdor unë e që ndihmon për imunitetin e përgjithshëm, do të shkruaj në postimet e radhës.
Po ashtu, do të shkruaj për vendin dhe prodhuesin e mjaltit origjinal, që, mbas shumë përpjekjeve, arrita ta gjeja e ta provoja.
Me shumë dashuri, Daut Demaku per Agro Shqiponjen